Situate e tensionuar ne kampin e muxhahedineve

Situate e tensionuar ne kampin e muxhahedineve

197
SHPËRNDAJE

Një situatë e tensionuar është duke u zhvilluar prej disa orësh në kampin e muxhahedinëve në Manzë, ku zëdhënësi i opozitës iraniane pretendon se është vrarë një person gjatë operacionit të policisë.

Megjithatë një gjë e tillë nuk konfirmohet nga policia, në hyrje të kampit, disa prej anëtarëve të MEK protestojnë me pankarta në duar: Policia vrau një prej nesh.

Një prej përfaqësuesve të MEK u shpreh për mediat se kontrolli i policisë ka qenë i beftë dhe se atyre nuk iu është paraqitur asnjë urdhër gjykate.

Deklarata:

Muxhahedinët nuk janë terroristë, nuk janë kriminelë, qindra makina policie kanë ardhur pa asn jë paralajmërim. Çfarë ju kemi bërë ne, ccfarë  veprimesh terroriste kemi bërë ne. Na kanë sulmuar, ata kanë përdorur gaz lotsjellës. Edhe disa të tjerë janë lënduar, një muxhahedin është vrarë.

Disa vëllezër dhe motra i kanë arrestuar. Nuk na kanë bërë asnjë paralajmërim për këtë kontroll, nuk na kanë treguar asnjë urdhër kontrolli. Nuk ka asnjë person të rrezikshëm brenda kampit, kjo është e gjitha një propagandë.

Burime i thanë Fax News se në kampin e Manzës ndodhen më shumë se 2 mijë trupa policie nga disa rrethe të vendit. Në total dyshohet se janë lëshuar 70 urdhërarreste, për veprën penale të terrorizmit, por një gjë e tillë mbetet për tu konfirmuar në vijim.

Zëdhënësi i MEK në komunikimin me Fax News, shprehet se kjo është një nga ditët më të zeza të historisë së Shqipërisë.

Mbetet e paqartë se pse opozita iraniane i reziston kontrolleve të policisë, që bëhen në kuadër të luftës kundër terrorizmit, por edhe sulmeve kibernetike që kanë ndodhur në vendin tonë, që kanë prekur të dhëna sensitive të shqiptarëve.

Pikërisht si origjinë e këtyre sulmeve dyshohet të jenë shtetas iranianë.

Policia e shtetit nuk raporton deri tani për persona të vdekur, edhe pse jozyrtarisht pranojnë që në Manzë ka pasur përplasje dhe rezistencë nga ana e anëtarëve të MEK.

Policia pranon që ka pasur përplasje të dhunshme, pasi anëtarët e MEK nuk kanë lejuar kontrollet dhe sekuestrimin e dokumenteve.

S'KA KOMENTE