Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrëshen ku dy të rinj kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati që kanë pasur mes tyre.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e njërit prej të palgosurve, ku dy të rinjtë të cilët janë dhe kushërinj pasi kanë debatur për motive banale kanë përdorur thikat, e për pasojë kanë mbetur të plagosur.
Menjëherë është bërë transporti i tyre drejt spitalit ku ndodhen aktualisht jashtë rrezikut për jetën.