Reshjet permbytin disa blloqe banimi ne Vlore

Reshjet permbytin disa blloqe banimi ne Vlore

66
SHPËRNDAJE

Kanë mjaftuar pak minuta reshje të dendura shiu që në qytetin e Vlorës shumë zona të gjenden nën pushtetin e ujit.

Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës tashmë nën ujë.

Probleme ka pasur edhe në disa blloqe banimi pranë zonës së Albanos dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit.

Deri më tani nën ujë segmentet rrugore dhe automjetet. Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese.

S'KA KOMENTE