Megaoperacioni “Tempulli 3”, arrestohen 20 persona, sekuestrohen kokainë, makina, heroinë

Megaoperacioni “Tempulli 3”, arrestohen 20 persona, sekuestrohen kokainë, makina, heroinë

75
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga megaoperacioni “Tempulli 3”.

Në një konferencë për shtyp ai ka bërë me dije se janë vënë në pranga 20 persona, ndërkohë që janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë, në zbatim të masave të dhëna ndaj tyre “Arrest me burg”.

Ai ka renditur edhe materialet e sekuestruara gjatë operacionit.“Rezultatet e koduar Tempulli 3 ku u godit një grup që shpërndante kokainë në lokale nate dhe shkolla.
Sekori për narkotikët, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, bazuar në inteligjencë informative, në janar referuan materialet në gjykatën e shkallës së parë.
U siguruan prova për veprimtarinë kriminale të 35 shtetasve.
U arrestuan 20 persona, u zbatuan masat arrest me burg për 5 shtetasve të tjerë, vijon puna për kapjen e 10 personave të tjerë.
U sekuestruan:
3.5 kg kokaine
50 doza heroinë
100 doza kanabis
27 celulare
5 automjete”, tha ai.

S'KA KOMENTE