Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

Dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve

400
SHPËRNDAJE

– Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull. Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup. 

Dyshimet e para flasin se kemi të bëjmë me krim. 

E moshuara 88 vjeçare u gjet e pajetë në banesë, ndërsa Kosta Ilia u gjet i vdekur në oborr.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi.

Dropull/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE