Mallakastra mes 21 bashkive qe“ngecin” në mbledhjen e të ardhurave 

Mallakastra mes 21 bashkive qe“ngecin” në mbledhjen e të ardhurave 

332
SHPËRNDAJE

40 nga 61 bashki, kanë arritur që të kenë një performancë pozitive të të ardhurave gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që 21 bashkitë e mbetura kanë pasur një performancë negative në këtë drejtim.  Të dhënat janë publikuar në raportin mbi qeverisjen vendore në Shqipëri 2022 të hartuar nga Instituti për Bashkitë e Shqipërisë, i cili pasqyron numrin e bashkive sipas diferencave në të ardhurat prej taksave, tarifave dhe të ardhurave të tjera për vitin 2022 duke e krahasuar me vitin 2021.

Sipas raportit, kontributin kryesor në këtë rritje e japin bashkitë e cilësuara si “të mëdha” si  bashkia Tiranë (+514.9 milionë lekë), bashkia Vlorë (+236.2 milionë lekë) dhe bashkia Kamëz (+223 milionë lekë).

Nga ana tjetër, performanca negative i atribuohet sërish bashkive të ashtuquajtura “të mëdha” dhe “të vogla” si p.sh. bashkia Lezhë (-106.4 milionë lekë), bashkia Durrës (-67.8 milionë lekë), bashkia Finiq (-38.7 milionë lekë) dhe bashkia Mallakastër (-41.5 milionë lekë).

Raporti pasqyron dhe performancën e bashkive krahasuar me vitin parardhës dhe në tre kategoritë e të ardhurave të veta, taksa, tarifa dhe të tjera. Kështu, 31 bashki kanë mbledhur më shumë taksa gjatë 2022 dhe 36 të ardhura të tjera. Grumbullimi i tarifave shënon përmirësimin më të dukshëm me 49 bashki që kanë performuar më mirë krahasuar me 2021.

/SCAN/

S'KA KOMENTE