Përfundoi në kanal/ Arrestohet 20-vjeçarja që drejtonte “Porsche-in”, 2 të plagosura përfunduan...

Përfundoi në kanal/ Arrestohet 20-vjeçarja që drejtonte “Porsche-in”, 2 të plagosura përfunduan në spital

437
SHPËRNDAJE

Është arrestuar ditën e sotme 20-vjeçarja, e cila humbi kontrollin e mjetit tip ‘Porsche’ në aksin ‘Shkodër-Lezhë’, ku si pasojë dy të tjear përfunduan në spital.

Njoftimi i policisë:

Velipojë, Shkodër/Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 20.05.2023, për një aksident në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë”, në fshatin Melgushë, ju bëjmë me dije se specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban të DVP Shkodër arrestuan shtetasen R. P., 20 vjeçe, banuese në fshatin Mali i Jushit, Vau i Dejës, pasi duke drejtuar automjetin tip “Porsche”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident kanë mbetur të dëmtuara pasagjeret në këtë automjet, shtetasja D. N. dhe shtetasja ukrainase I. K., të cilat marrin asistencë më të specializuar mjekësore, në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE