Ne bregdetin e Darzezes dhe Pish -Poros turist te huaj dhe vendas...

Ne bregdetin e Darzezes dhe Pish -Poros turist te huaj dhe vendas per ushtrimin e sportit te kitesurfing

138
SHPËRNDAJE

Bregdeti ne Darzeze e Pish Poro ,kjo zone e  Adriatikut  me valet e forta të detit, ofron për të apasionuarit e Kitesurfing (rrëshqitje në valët e detit), windsurf, wakeboard, si dhe sporte të tjera.Tashme ky bregdet eshte bere i njohur dhe i frekuentueshem edhe nga turist te huaj dhe vendas qe ushtrojne kete sport. Artur Sulejmani prej disa vitesh ushtron kete sport ne valet e detit por edhe trainon turiste te huaj dhe vendas qe jane te apasionuar dhe kerkojne te rreshkasin ne valet e detit. Arturi eshte shprehur se prej 7 vjetesh ushtron kete sport ndersa me te interesuarir jane turistet e huaj dhe sidomos gjerman, Italiane , polak e cek.


Nje turist Gjerman qe po kalon pushimet ne Shqiperi eshte shprehur se rastesisht ka zbuluar kete destinacion turistik dhe  te kitesurfing ne Darzeze dhe ka ardhur sic ka thene ai per te marre mesimet e para.
-“Kjo eshte hera e pare qe vij ne Shqiperi. Jam shume i kenaqur nga mikepritja shqiptare kudo qe kam shkuar, ushqimi dhe bukurite natyrore dhe sot po mesoj kite surfing si fillestar . Besoj se do te kthehem perseri ne Shqiperi per pushime”



Bregdeti i Darëzezës është i vetmi në Ballkan ku era krijon dallgë të cilat janë të favorshme për ushtrimin e këtyre sporteve të veçanta në Shqipëri.

S'KA KOMENTE