Nje i arrestuar ne Fier dhe 2 te tjere procedohen per disa...

Nje i arrestuar ne Fier dhe 2 te tjere procedohen per disa vepra penale

1016
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. C., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (biçak), shtetasin A. S., 27 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. B., 22 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, një shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE