Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur pranë spitalit të Gramshit.
Si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve kanë mbetur të plagosur bab e bir, 47 dhe 15 vjeç.
Mësohet se për shkak të gjendje së rëndë, ata janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur shtetasit Artan Llapushi dhe O.Llapushi.
Në momentin e aksidentit ka pasur lëvizje të shtuar në qytet, pasi po festohej 79-vjetori i krijimit të qytetit.