I mori jetën 55-vjeçarit duke e goditur me grushte, arrestohet autorim

I mori jetën 55-vjeçarit duke e goditur me grushte, arrestohet autorim

249
SHPËRNDAJE

Është arrestuar pas disa orësh autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë pranë një qendre interneti.

Viktima, Armando Memshani me profesion inxhinier, humbi jetën nga goditjet e me grushte të agresorit.

Lidhur me motivet që çuan në vdekjen e shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet.

Blutë kanë shoqëruar 33-vjeçarin në polici, i identifikuar si Rei Azizi.

Policia:  Vlorë

Dhunoi fizikisht një 55-vjeçar, i cili si pasojë humbi jetën, kapet dhe vihet në pranga, pas disa minutash ndjekjeje, 33-vjeçari.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”, 2 shtetas ishin konfliktuar fizikisht dhe nga goditjet, njëri prej tyre kishte humbur jetën, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi menjëherë pas ngjarjes, i autorit të saj, shtetasit R. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Pas disa minutash ndjekjeje intensive nga Policia, 33-vjeçari u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

S'KA KOMENTE