Flet gruaja e 50-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi 33-vjeçarin-“Nuk duhej të ma vriste...

Flet gruaja e 50-vjeçarit shqiptar që ekzekutoi 33-vjeçarin-“Nuk duhej të ma vriste vëllanë”

543
SHPËRNDAJE

Gruaja e Fatmir Terallarit, i cili ekzekutoi vëllanë e saj pas dyshimeve se i kishte përdhunuar të bijën për 9 vite, ka reaguar për mediat greke.

Ajo është shprehur se nuk e di nëse vëllai i saj mund ta ketë bërë vërtetë këtë akt apo Jo, por edhe nëse është e vërtetë, sipas saj i shoqi nuk duhej ta kishte ekzekutuar.

Ajo thotë se ka ligje dhe se më veprimin që ndërmori, i ka shkatërruar si familje.

“Nuk besoj që vëllai im të ketë bërë diçka të tillë, sepse nuk di gjë. Por edhe nëse e ka bërë, ka ligje. Nuk duhej të vriste vëllain tim, na ka vrarë të gjithëve me atë që ka bërë, të gjitha u shembën. Ka ligje për të vënë të gjithë në vendin e tyre dhe le të jetë vëllai im. Por jo për ta vrarë. Prindërit erdhën, po qajnë, janë çmendur, duhet t’i marr të gjitha vetë mbi supe”, ka deklaruar ajo.

S'KA KOMENTE