Ekzekutimi në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

Ekzekutimi në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër

813
SHPËRNDAJE

Rëndohet bilanci i ekzekutimit në Athinë, ndërron jetë edhe shqiptari tjetër.

Dy burra me origjinë shqiptare kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë në një lokal në Athinë të Greqisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Nea Smyrni, ku një person me maskë kirurgjikale dhe me kapuç hyn dhe hap zjarr ndërsa në kafene kishte shumë klientë.

Mediat greke raportojnë se njëri prej tyre, që ishte pronari i kafenesë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa viktima tjetër është konfirmuar më pas pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes së rëndë por mediat greke flasin për larje hesapesh.

Ndërkohë, një vajzë që thuhet se po kalonte aty pranë ka marrë një plumb dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Në të njëjtin spital është dërguar edhe gruaja e plagosur gjatë ngjarjes. Në vendngjarje policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm, ndërsa nga provat e para rezulton se bëhet fjalë për larje hesapesh

Një nga viktimat rezulton bodyguard klubesh nate në zonë. Person që funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh.

Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.

41-vjeçari ishte viktima e parë e raportuar, ndërsa personi tjetër ishte miku i tij me të cilin ishin ulur në të njejtën tavolinë.

S'KA KOMENTE