“Më bullizonin”/ Infermieri tenton të vrasë me makinë kolegët e punës

“Më bullizonin”/ Infermieri tenton të vrasë me makinë kolegët e punës

1160
SHPËRNDAJE

“Më bullizonin”/ Infermieri në Vaun e Dejës tenton të vrasë me makinë kolegët e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës. Një infermier ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me makinë, dy kolegë të punës. Mersin Mlloja po drejtonte makinën në korsinë e këmbësorëve dhe ka tentuar të përplasë 2 kolegët e tij, Dava Ndoja 60 vjeç dhe Kristian Ndoja 32 vjeç, nënë e bir. Infermieri 28-vjeçar ka deklaruar se Ndoja dhe nëna e tij, që punojnë si infermierë në Qendrën Shëndetësore Bushat, e bullizonin në punë ndaj dhe ka marrë vendimin për t’i përplasur me makinë.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte përplasur me automjetin që drejtonte, 2 shtetas që po kalonin në korsinë e dedikuar për këmbësorë, kanë nisur menjëherë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Mersin Mlloja, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Ky shtetas, më datë 15.03.2024, në Bushat, dyshohet se për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte, në korsinë e dedikuar për këmbësorë, 2 kolegët e tij, shtetasit D. N., 60 vjeçe dhe K. N., 32 vjeç (nënë e bir), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti që drejtonte shtetasi M. M. është sekuestruar në cilësinë e provës materiale”.

S'KA KOMENTE