Borxhi i jashtëm qeveritar kalon 5 miliardë euro – Nga 4.6 miliardë...

Borxhi i jashtëm qeveritar kalon 5 miliardë euro – Nga 4.6 miliardë euro në 2022, borxhi shtetëror shtohet me 500 milionë euro

62
SHPËRNDAJE

Për herë të parë këtë vit, borxhi i jashtëm i Qeverisë Shqiptare ka kaluar nivelin e 5 miliardë eurove. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, Borxhi i Qeverisë së Përgjithësme në mesin e këtij viti rezulton 5.1 miliardë euro. Rritja e fortë vjen pas të paktën dy viteve gjatë të cilëve borxhi i jashtëm kishte njohur rënie, dhe i detyrohet në masë të konsiderueshme eurobondit prej 500 milionë eurosh të emetuar nga Qeveria shqiptare këtë verë. Nga 4.6 miliardë euro në fund të vitit 2022, borxhi qeveritar është ngjitur në 5.1 miliardë në qershor.

Por megjithë shtesën e dukshme prej eurobondit, Qeveria vijon të përjetoje situatë shumë të favorshme të huamarrjes së jashtme.

Megjithëse në realitet borxhi publik ka vijuar të rritet përgjatë këtij viti, duke kaluar pragun e 1.4 trilionë lekëve, vlera në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto rezulton 64.7% në mesin e këtij vit, me rënie prej plot 10% krahasuar me vitet 2020-2021. Huaja shtetërore rezulton në muajin qershor mbi 13  miliardë euro, rreth 1.2 miliardë euro më shumë se një vit më parë. Rënia në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto i detyrohet tërësisht rritjes së PBB për shkak të çmimeve dhe kursit të këmbimit.

Ndërkaq, nuk është vetëm borxhi në raport me PBB, që është ulur ndjeshëm për shkak të rritjes së të ardhurave buxhetore dhe kursit të këmbimit, por edhe kostot e shërbimit të huasë shtetërore. Megjithëse kostot e shërbimit të borxhit janë rritur në terma reale, ato rezultojnë ndjeshëm më të ulëta këtë vit të matura në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, kostot e shërbimit të borxhit rezultojnë në mes të këtij viti sa 1.84% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, dukshëm më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë, kur totali i kostove të shërbimit të borxhit ishin sa 1.97% e PBB.

S'KA KOMENTE