Partia Socialiste ka çuar për përjashtim në Komisionin e Etikës deputetët e opozitës që bllokuan votimin, gjatë seancës plenare të ditës së djeshme.
Debati i nxehtë dhe kaosi u krijuar në orët e mbrëmjes, teksa refuzimi për të ndryshuar Komisionin e Reformës Zgjedhore bëri që deputetët e Partive Demokratike të bllokojnë foltoren.
Madje situata, shkoi deri në atë pikë, sa disa prej deputetëve të opozitës hipën mbi karriget e qeverisë, për të tentuar që të mos lejohej kryerja e votimit.