Balla ne Fier per zgjedhjen e delegateve

Balla ne Fier per zgjedhjen e delegateve

58
SHPËRNDAJE

Deklarata e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Fier:

Procesi i rienergjizimit të PS ka hyrë tanimë në fazën e vet më të rëndësishme dhe është momenti kur të gjithë anëtarët e PS thirren për të votuar delegatët pra përfaqësuesit e tyre në kongresin zgjedhor të PS. Qarku i Fierit është një prej qarqeve më të mëdha, më i madhi pas Tiranës, për nga numri i delegatëve që përfaqësohet në kongresin e PS, për shkak të 14 mijë anëtarëve, të cilët, siç e keni parë, sapo kanë filluar të paraqiten në këtë proces votimi.
Procesi i votimit do të zgjasë sot deri në orën 19:00 dhe do të rihapet nesër nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 kur do të kemi mundësi që në përfundim të këtij procesi të kemi delegatët që do të përfaqësojnë Fierin në kongresin e PS.
Procesi ka ecur shumë mirë, do të thoja, i surprizuar nga pjesëmarrja e kësaj pjese të parë të procesit dhe po ashtu jam i sigurt që edhe nesër do të kemi një pjesëmarrje të lartë për të shkuar në objektivin tonë për një pjesëmarrje si asnjëherë tjetër, me një përqindje të lartë. Ky është edhe një test për strukturën tonë të partisë para shtatorit kur ndizen motorët për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2025-ës/

Pyetje: Sa i përket përfaqësimit, çfarë përqindjeje kanë dhe a ka ndonjë udhëzim sa i përket grupmoshave e target-grupeve të caktuara?
Ministri Balla: Bëhet fjalë, së pari për një rregull të qartë, një standard që e ka vendosur PS. Ka barazi në përfaqësim mes burrave dhe grave, të cilët konkurrojnë në fletë-votimi të ndara. Gara është pra për 50% të delegatëve, nga 140 delegatë që ka Fieri, 70 prej tyre do të jenë burra e 70 vajza e gra.
Po ashtu, kësaj radhe i kemi dhënë një mbështetje në përfaqësim të rinjve, sepse numri i të rinjve si kandidatë në përqindje është më i lartë se asnjëherë tjetër, e cila do na garantojnë që mbi 35-40 % e delegatëve të jenë të rinj, kryesisht të profesioneve të ndryshme në mënyrë që të garantojmë që në 140 delegatët e Fierit, të rinjtë të kenë peshën e tyre që u takon.

S'KA KOMENTE