100 te burgosur ne burgun Fier perfitojne nga Amnistia Penale

100 te burgosur ne burgun Fier perfitojne nga Amnistia Penale

135
SHPËRNDAJE

100 te burgosur ne burgun Fier perfitojne nga Amnistia Penale .Sipas drejtuesit te IEVP FIER Ervin Bushi perfituesit nga amnistia penale pritet te dalin nga institucioni i vuajtjes se denimit ne Fier rreth ores 13 :00 .Pjesa me e madhe e te denuarve qe perfitojne nga kjo amnisti ne IEVP Fier jane denuar per vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhune ne familje”, “Dhenie ndihme i kalimit te paligjshem te kufirit”, “Armembajtje pa leje” etj . 100 te denuarit qe lirohen sot nga IEVP Fier perfituan amnistine pasi u kishte mbetur nga ne 1 vit e 5 muaj denim i mbetur deri ne 4 vjet

Nga kjo amnisti ne te gjithe vendin përfitojnë 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nga varianti fillestar përfitojnë të dënuarit burra që u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet ose që janë dënuar deri në 4 vjet, përfitojnë gratë me vendim të prerë deri në 5 ose që u kanë ngelur 5 vite nga dënimi i dhënë, të miturit, gratë që janë mbi ose baras me 50 vjeç, dhe burrat mbi 60 vjeç ose baras 60 vjeç, dhe ata që në kohën e kryerjes së dënimit kanë qenë baras ose deri në 18 vjeç

S'KA KOMENTE