Ballina Bota Zjarri në Pishë Poro, Balla falënderon Greqinë: Iu përgjigj menjëherë kërkesës me...

Zjarri në Pishë Poro, Balla falënderon Greqinë: Iu përgjigj menjëherë kërkesës me një avion Canadair

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka shprehur gjithashtu falënderime shtetit grek për avionin Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier.

Taulant Balla: Faleminderit Greqisë, e cila në kuadër të Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile ju përgjigj menjëherë kërkesës së Agjencisë sonë të Mbrojtjes Civile me një avion Canadair për ndërhyrje nga ajri në vatrat e zjarrit në Pishë Poro dhe Darëzezë në Fier.