Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në afërsi të kodrave të Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në zonën e Fierit.
Flakët kanë përfshirë shkurre, bimësi dhe ullishte, ndërsa shqetësim mbetet fakti se pranë zonës ku ka nisur zjarri ndodhen edhe disa banesa.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës.
Si pasojë e flakëve janë djegur disa rrënjë ulliri. Banorët shprehen të shqetësuar dhe hedhin dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.










