Zjarr në kabinën elektrike në lagjen “Apollonia” të Fierit

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Si pasojë e zjarrit, pallati dhe zona përreth kanë mbetur pa energji elektrike.Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa pritet ndërhyrja e specialistëve për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.