Vritet me thikë shqiptari në Spanjë, braktiset para spitalit me plagë në...

Vritet me thikë shqiptari në Spanjë, braktiset para spitalit me plagë në bark

1247
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vrarë me thikë në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se i riu, rreth 30 vjeç, u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të Gironas me një plagë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Kur është gjetur nga stafi mjekësor para spitalit, ai nuk ka pasur asnjë dokument.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasi policia gjeti targën e makinës me të cilën mbërriti në spital. Pamjet nga kamerat e sigurisë pranë spitalit bënë të mundur zbulimin e targës dhe  identifikimin e pronarit të mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, banues në jug të Kosta Bravës.

Autoritetet tani po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së spitalit. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina.me pas makina u largua nga vendngjarja

S'KA KOMENTE