Vritet me kaçavidë 26-vjeçari, autori në arrati

Vritet me kaçavidë 26-vjeçari, autori në arrati

420
SHPËRNDAJE

Bulqiza është tronditur nga një krim mëngjesin e sotëm, ku pas një konflikti një 26-vjeçar është vrarë. Ngjarja ndodhi në fshatin Homesh, njësia administrative Shupenzë. Mesohet se viktimë ka mbetur Dritan Manjani. 

Nga të dhënat hetimore ka dyshime se mes autorit, shtetasit Dorjan Dema, dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim. Në rrethana të paqarta Dema goditi me kaçavidë të riun, duke i marrë jetën dhe më pas u largua nga vendngjarja. 

Aktualisht policia, por dhe prokurori i çështjes është në vendngjarje, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit në arrati.

S'KA KOMENTE