Tre persona janë shoqëruar deri më tani në Polici në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku Selami Hasani, i njohur edhe si “Sel Çami”, u vra në oborrin e banesës së tij, ndërsa mbeti i plagosur edhe nipi i tij.
Deri në këto momente, autorët nuk kanë lënë gjurmë dhe vijojnë të jenë të paidentifikuar. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, të verifikuara deri më tani nga grupi hetimor, është konstatuar vetëm prania e një automjeti tip “Volvo” në zonë, por nuk janë arritur të identifikohen autorët apo lëvizjet e tyre.










