FIER/Vrasja e Selami Hasanit, kontrolle në banesën e Ben Qimes, hetohet pista e hakmarrjes

Pas vrasjes së Selami Hasanit, i njohur edhe si Sel Çelami, burime nga policia bejne te ditur se kane po ushtruar llkontrolle në banesën e Ben Qimes.

Një nga pistat që po hetohet për ekzekutimin e Hasanit është ajo e hakmarrjes. Viktima rezulton të ketë qenë i dënuar me 25 vite burg, pasi në vitin 2002 vrau nipin e Ben Qimes.

Hetuesit po verifikojnë nëse ngjarja e sotme kriminale ka lidhje me këtë konflikt të së kaluarës.