Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zonat rurale të Kukësit, ku pesë fshatra kanë mbetur të bllokuara për shkak të gurëve të rënë në akset rrugore.
Gjatë ditës së sotme, të bllokuara kanë qenë fshatrat Grykë-Çajë, Fshat, Shkinak, Arrën dhe Surroj. Vetëm në mesditë, ndërhyrja e Bashkisë Kukës bëri të mundur largimin e gurëve nga rrugët dhe rikthimin e qarkullimit në këto akse.








