Vlorë, shpërthim në makinën e administratorit të Shushicës, dyshohet për lëndë plasëse

Një automjet në pronësi të administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar gjatë natës, në fshatin Llakatund të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 dhe dyshohet se automjeti është dëmtuar nga shpërthimi i një lënde plasëse.

Sipas informacionit paraprak të policisë, automjeti i përket shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, dhe ishte i parkuar pranë banesës së tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.