Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në Vlorë, ku një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i një pallati në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00. Viktima ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra nga rënia.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.










