Vjosa Park Kombëtar, Rama: Mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës

41
SHPËRNDAJE

Nga Tepelena, kryeministri Edi Rama u ndal të shpallja e lumit Vjosa Park Kombëtar. Për kreun e qeverisë ishtë një vendim i vështirë por sot po mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës.

Ndërkohë ai falenderoi edhe ata që kontribuan në këtë cështje që mori përmasa të mëdha.

Rama: Për ta bërë realitet na u desh kohë pasi nuk ishte një vendim i lehtë. Shpalljen e Vjosës Park Kombëtar. Me vjen mirë që  ia dolëm kësaj ndërmarrje sfiduese dhe patjetër që jam shumë mirënjohës atyre që kontribuan atyre që erdhëm deri këtu, dhe në mënyre të vecante dy njerëz, Mirela Kumbaron dhe Adelinën, drejtoren e agjencisë kombëtare të planifikimi, të cilat me shumë këmbëngulje dhe durim bashkërenduan shumë forca që u bën bashkë në këtë proces. Sot ne mbrojmë lumin e fundit të egër të Europës.

Në këtë rrugë për të ardhur deri këtu patëm shumë europianë që pasi zbutën lumenjtë e tyre të egër dhe i shfrytëzuan për interesat e tyre, u turrën te Vjosa që ta mbrojnë nga zbutja. Pasi i kthyen tigrat e natyrës së tyre në mace shtëpiake, u turrën drejt nesh që të mos guxojmë të zbusim tigrin tonë. Është kënaqësi që iu japim mundësi që atyre të bëjnë një larje sado të sipërfaqshme të ndërgjegjes së tyre.

Unë shpresoj që të gjithë të mos ikin tani në drejtim të paditur pasi e garantuan që tigri duk do të bëhet mace, por të qëndrojnë këtu me ne , por kete pasuri të madhe ta kthejmë në mirqënie, burim, zjhvillmi ekonomik ,social dhe ekologjik dhe një model për të gjithë.

Sot Shqipëria ka 21 % të territorit zonë të mbrojtur., e kemi gjetur shumë më pak kur morën detyrën. Duam ta cojmë në 30 % të territorit zonë e mbrojtur është një projekt shumë ambicioz. Ne sot jemi krenar për shumë gjëra të bëra në funksion të mjedisit.

S'KA KOMENTE