Dy raste të reja me virusin e Nilit Perëndimor janë konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në tre numrin e personave të infektuar në vend.
Një nga rastet e reja është regjistruar në Korçë, ndërsa rasti tjetër në Elbasan. Edhe rasti i parë, i konfirmuar gjatë muajit gusht, ishte regjistruar në Korçë.
Bëhej fjalë për një 72-vjeçar nga Korça, i cili pas shfaqjes së problemeve shëndetësore iu drejtua Spitalit Rajonal të Korçës. Analizat laboratorike konfirmuan praninë e virusit të Nilit Perëndimor.
Me dy rastet e reja, numri i rasteve të konfirmuara në Shqipëri arrin në tre.







