Vapa zgjat sezonin e plazhit, Darëzeza dhe Semani vijojnë të presin pushues

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Fierin dhe gjithe vendin po zgjasin sezonin e plazhit edhe në ditët e para të shtatorit.

Plazhet e Darëzezës dhe Semanit vijojnë të frekuentohen nga pushuesit, të cilët shfrytëzojnë motin e ngrohtë për të kaluar orë pranë detit. Edhe pse sezoni veror kalendarik ka hyrë në ditët e fundit, temperaturat e larta po favorizojnë vijimin e frekuentimit të bregdetit.

Darëzeza dhe Semani mbeten ndër destinacionet më të afërta për banorët e Fierit, ndërsa moti i favorshëm pritet të mbajë gjallë lëvizjen drejt plazheve edhe gjatë ditëve në vijim.