Valutat kryesore vijojnë të humbasin terren ndaj lekut, ndërsa dollari amerikan ka shënuar një tjetër rënie këtë të martë.

Sipas kursit të këmbimit në tregun e brendshëm valutor, dollari amerikan është blerë mëngjesin e sotëm me 79 lekë dhe është shitur me 80 lekë, duke vijuar dobësimin krahasuar me një ditë më parë.

Edhe euroja ka regjistruar një ulje të lehtë të kuotës. Monedha europiane është blerë sot me 92 lekë dhe është shitur me 92.7 lekë.

Rënie ka shënuar edhe franga zvicerane, e cila është blerë me 79.56 lekë dhe është shitur me 99 lekë, sipas kursit lokal të këmbimit.

Ndërkohë, edhe paundi britanik është dobësuar këtë të martë. Ai është blerë me 107 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë.

Në tregun vendas, lëvizja e sotme tregon një dobësim të përgjithshëm të këtyre valutave përballë lekut.