Ujësjellësi njofton se furnizimi me ujë do të ndërpritet sot, 2 shtator, nga ora 20:30, në të gjithë zonën urbane dhe pjesërisht në zonat rurale të Fierit.
Ndërprerja do të kryhet për shkak të pastrimit të depove të ujit dhe punimeve për lidhjen e tyre me Stacionin e Ri.
Furnizimi pritet të rikthehet nesër, 3 shtator, rreth orës 12:00.










