U përplas me jet-ski dhe humbi jetën, familjarët e 16-vjeçarit protestë në...

 U përplas me jet-ski dhe humbi jetën, familjarët e 16-vjeçarit protestë në Himarë: Duam drejtësi!

353
SHPËRNDAJE

Familjarët e 16-vjeçarit Klei Xhaja të vrarë me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë kanë protestuar sot duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes dhe drejtësi. Ata kanë hedhur lule në det, në vendin ku 16-vjeçari humbi jetën.

Minoreni u përplas me Jet-Ski në plazhin e Llamanit në Himarë më 15 gusht dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës pak ditë më vonë, teksa familjarët kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes.

16 Vjecari Xhaja

“Kemi ardhur këtu në vendngjarje për drejtësinë e djalit. Kjo që ka ndodhur mos t’i ndodhë kujt. Duam drejtësi deri në pikën e fundit. Në qoftë se nuk marrim drejtësi do bëjmë vetëgjyqësi”, tha babai i 16-vjeçarit Artur xhaja.Duhet të vihet drejtësia. I jepet motori fëmijëve 16 vjeç dhe bëget ajo që u bë. Këtu nuk ka as kontroll asgjë”, deklaroi daja i djalit.

S'KA KOMENTE