U fut për tu larë ne lume ,mbytet shqiptari në Itali

U fut për tu larë ne lume ,mbytet shqiptari në Itali

133
SHPËRNDAJE

Një 52 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës ku shqiptari Argon Gjyla, humbi jetën në sy të familjes pasi u zhyt në një lum në zonën e Pedrerës, por që fatkeqësisht doli I pajetë që aty.

Ndër të tjera thuhet se Gjyla, banor i Comezzano Cizzago, pas drekës kishte vendosur të bënte një zhytje për t’u freskuar, duke kaluar urën e rrugës Provinciale dhe duke shkuar në bregun e Soncino. Megjithatë, sapo hyri në lumë, filloi të gulçonte dhe u zhduk nën ujë.

Disa burra nxituan menjëherë në ndihmë të tij dhe arritën ta kthenin në breg, ku më pas filluan manovrat për ta mbajtur në jetë në pritje të ambulancave dhe shpëtimit me helikopter.Me të mbërritur në vendngjarje, helikopteri e dërgoi me urgjencë 52-vjeçarin në spital ku fatkeqësisht ndërroi jetë pak pas shtrimit

S'KA KOMENTE