Tre maune me pajisje elektronike në kampin MEK”, tensionet me policinë, pas...

Tre maune me pajisje elektronike në kampin MEK”, tensionet me policinë, pas sekuestrimit të kompjuterave

250
SHPËRNDAJE

Kontrolli i policisë së Shtetit në kampin MEK në Manëz të Durrësit paraditen e kësaj të marte është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe banorëve të kampit.

Mesohet se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamed Rrumbullaku para aksionit është takuar me përfaqësuesin e kampit ku dhe është rënë dakord për nisjen e kontrollit në ambientet e kampit.

Sipas burimeve mësohet se situata është tensionuar në momentin që policia, e cila kishte informacion se persona brenda kampit zhvillonin aktivitet të paligjshëm kryesisht që lidhet me sulme kibernetike, kishte nisur sekuestrimin e disa kompjuterave dhe server në disa ambiente të kampit.

Gjithashtu burimet bejne me dije se pak ditë para se në Manzë të zhvillohej  aksioni policor, kishin mbërritur tre maune me pajisje të fundit elektronike.

Ndërkohë nga përplasjet e banorëve me policinë, dhe përdorimin e gaziot lot sjellës. Zëdhënësi dhe përfaqësues të kampit MEK në Manëz të Durrësit pretendonin se n jë prej tyre është vrarë nga policia shqiptare, lajm që nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare.

S'KA KOMENTE