Laboratori i kokainës në Fier, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet

Laboratori i kokainës në Fier, SPAK zgjat me 3 muaj hetimet

307
SHPËRNDAJE

SPAK zgjat me tre muaj hetimet për laboratorin e drogës në Fier. Organi i akuzës është në pritje të letërporosive nga Kolumbia.

Në fshatin Frakull të Fierit u sollën rreth 430 kilogramë kokainë e përzierë me pleh kimik. Për këtë çështje SPAK ka firmosur 15 urdhërarreste, ndërkohë janë arrestuar 10 persona.

Laboratori do të ngrihej në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull Viktor Çervanaku.

Ndërkohë porosia ishte bërë në emër të vëllait të tij Zenel Çervanaku. Në kërkim është edhe shtatasi kolumbian i cili kishte mbërritur ne vendin tonë për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

S'KA KOMENTE