Tentohet të grabitet njësia administrative në Dimal, arrestohet 31 vjecari

Tentohet të grabitet njësia administrative në Dimal, arrestohet 31 vjecari

89
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar i identifikuar si Andi Vrapi është vënë në pranga pasi akuzohet se ka tentuar të grabisë Njësinë Administrative Kutalli. Në njoftimin zyrtar të policisë, bëhet me dije se Vrapi është futur  në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli dhe ka kërcënuar punonjësin.

Nuk ka zgjatur shumë gjatë arratia e tij dhe policia e ka vënë në pranga.

Njoftimi i policisë: 

Tentoi të vidhte me forcë, në ambientet e Njësisë Administrative Kutalli, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 31-vjeçarin. Shërbimet e Policisë Dimal, pas informacionit se një shtetas ishte futur me forcë, për të vjedhur në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. V. ka hyrë me forcë në zyrën e arkëtarit të Njësisë Administrative Kutalli dhe duke kanosur me fjalë arkëtarin, i ka kërkuar atij vlera monetare dhe i ka marrë me forcë çantën e dorës, të cilën pasi e ka kontrolluar dhe nuk ka gjetur vlera monetare e ka hedhur dhe ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes.  Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. V., 31 vjeç, banues në Kutalli, Dimal, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE