Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, ambasadori Bucci takohet me pensionistët

Njohja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, ambasadori Bucci takohet me pensionistët

70
SHPËRNDAJE

Pensionistët shqiptarë që jetojnë në Itali janë ngritur ditën e sotme në protestë ashtu siç e kishin paralajmëruar për ngadalësimin e procedurave për njohjen e pensioneve. Pensionistët protestojnë para ambasadës italiane në Tiranë, ku dhe do të marshojnë drejt  kryeministrisë.

Një qytetar shprehet se kontributet shoqërore të shqiptarëve që kanë punuar në Itali nuk derdhen në llogaritë e tyre, gjë që është e turpshme sepse vetëm me pensionin e pjesshëm në Shqipëri, e ka të pamundur jetesën.

Sakaq, përpara ambasadës ka mbërritur edhe ambasadori italian në Shqipëri, Bucci. Gjatë një komunikimi me pensionistët, Bucci u shpreh optimist për zgjidhjen e situatës.

Ai  u ka garantuar atyre se gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.  Ai  madje theksoi se edhe  pala italiane po bën maksimumin për ta zgjidhur këtë çështje.

“Më bëhet qejfi t’iu njoh. Më duhet t’iu siguroj që nga pala italiane po bëhet maksimumi për ta zgjidhur këtë problem. Kemi folur për të arritur një dakordësi me palën shqiptare. Ne jemi tani në momentet e fundit të dakordësimit, mungojnë pak gjëra. Në javët e ardhshme apo maksimumi në muajit e ardhshëm do të realizohet firmosja e marrëveshjes italo-shqiptar. Ka qenë pak e vështirë sepse ka pasur disa teknikalitete për procedurë. Keni fjalën time, që nga pala italiane po bëhet maksimumi. Bëni pak durim”– tha mes të tjerash Bucci.

S'KA KOMENTE