Tensione para Kuvendit/ Protestuesi tenton të godasë me tabelë deputetin Erion Braçe

Tensione janë shënuar përpara Kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillohet një protestë nga banorët e Memaliajt kundër Reformës Territoriale.

Situata u tensionua në momentin kur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, po shkonte drejt ambienteve të Kuvendit. Protestuesit iu afruan, ndërsa njëri prej tyre tentoi ta godiste deputetin me një tabelë.

Ngjarja shkaktoi përplasje verbale mes protestuesve dhe deputetit, ndërsa situata vijoi të monitorohej nga forcat e policisë.