TEC-et lundrues ne Shqiperi 7.2 mln euro per depozitat e karburantit, kompania...

TEC-et lundrues ne Shqiperi 7.2 mln euro per depozitat e karburantit, kompania fituese

150
SHPËRNDAJE

KESH ka shpallur kompaninë fituese që do të depozitojë dhe ngarkojë – shkarkojë lëndën djegëse për funksionimin e 2 termocentraleve lundrues në Vlorë.

Me një ofertë prej 7.2 mln euro fituese u shpall “La Petrolifera Italo – Albanese”, që është gjithashtu mbajtëse e koncesionit të terminalit të përpunimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, i pozicionuar në afërsi të 2 impianteve të gjenerimit të energjisë.

Sipas njoftimit të fituesit, kontrata që do të lidhet mes KESH dhe kompanisë do të përfundojë në 30 nëntor të vitit 2025. Ndërkaq, gara për lëndën djegëse të 2 TEC-eve lundures nuk është hapur ende, teksa deri më tani në faqen online të KESH, është hapur shprehja paraprake e interesit.

Sipas korporatës kjo procedurë synonte mbledhjen e shprehjeve të mundshme të interesit nga pjesëmarrësit e tregut për furnizimin e një sasie karburanti për asetet lundruese të energjisë, për një afat kohor prej 2 vitesh.

Në fakt, çmimi i karburantit është një nga hallkat kryesore për të përcaktuar koston finale, me të cilën do të prodhohet energjia nga 2 gjeneruesit Tigri 1 dhe Tigri 2.

Ndërkohë që, deri më tani është bërë e ditur vetëm qiraja ditore, si dhe kostot e operimit dhe mirëmbajtjes, me një totale prej 94 500 USD në muaj.

Impiantet u tenderuan përmes një procedure emergjente në kuadër të krizës energjetike gati 2 vite më parë, por deri më tani ato nuk janë vënë në punë./Burimi: SCAN

S'KA KOMENTE