Ballina Shqiperia ime Fier-Shkaktoi aksident arrestohet 54 vjecari

Fier-Shkaktoi aksident arrestohet 54 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 54 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Stacioni i Policisë Patos shoqëroi shtetasin V. Rr., 63 vjeç, banues në Patos, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Himarë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, në fshatin Borsh. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryen nga DVP Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.