Detaje të reja nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali, shqiptari nuk...

Detaje të reja nga vrasja e gruas shtatzënë në Itali, shqiptari nuk pranonte ndarjen

75
SHPËRNDAJE

Ekzekutimi i në gruajë shtatzënë në Itali nga një shqiptar ka tronditur komunitetin në Spineda në zonën e Trevisos. 27-vjeçarja Vanessa Ballan, që ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, u qëllua me thikë mbi 7 herë në banesën e saj. Goditjet ishin fatale kështu që e reja humbi jetën në vend.

Autori kryesor i dyshuar për këtë vrasje makabre është 40-vjeçari shqiptar nga Suhareka e Kosovës, Bujar Fandi, banues në Altivole, ku punon si shofer kamioni. Ai është arrestuar në pikën kufitare në Slloveni pasi kishte postuar një foto në rrjetin social “Instagram”.

Në bazë të raportimeve të medieve italiane, Vanessa dhe Bujar F. kanë pasur lidhje dashurie që kishte përfunduar në vitin 2022. Por ai nuk e pranonte ndarjen, edhe pse Vanessa është e martuar që prej vitit 2013 dhe ka një fëmijë 5-vjeçar dhe aktualisht priste fëmijën e dytë me bashkëshortin.

Gjithashtu bëhet e ditur se autori vazhdonte ta përndiqte dhe në muajin tetor e kishte kërcënuar e shtantazhuar se do të publikonte në internet foto intime të tyre nga koha kur kishin një romancë dashurie. Hetimet e policisë italiane tashmë e kanë ndërtuar skemën e krimit, ku bëhet e ditur se autori ka thyer një dritare në katin e dytë të shtëpisë, ka hyrë brenda e më pas e ka rrahur para se ta qëllonte me thikë.

Bashkëshorti i saj nuk ka qenë në banesë në momentin e ngjarjes. As djali i vogël 5-vjeçar nuk ishte i pranishëm, pasi ka qenë në kopësht. Vanessa Ballan njihej nga komuniteti në zonën ku banonte, pasi punonte në një supermarket. Njerëzit e kanë cilësuar atë si një vajzë të qetë, punëtore dhe të sjellshme.

S'KA KOMENTE