Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, identifikohet viktima: Vrasja dyshohet për...

Të shtënat me armë zjarri në Lezhë, identifikohet viktima: Vrasja dyshohet për gjakmarrje

216
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri raportohet të kenë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Balldren të Lezhës.

Për pasojë i vdekur ka mbetur shtetasi Nikolin Marku (Lekstakaj) 42-vjeç,  ndërsa dyshohet se vrasja është kryer për gjakmarrje.

Fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Si nisi konflikti mes fiseve?

Konflikti mes dy fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur që në vitin 1996, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për një shumë prej 10 mijë lekësh të vjetra.

Në atë kohë, vëllai i biznesmenit Ardian Nikulaj bashkë me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën aty. Pas furnizimit, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën e karburantit.

Pas debatit ata janë larguar dhe njëri prej tyre ishte rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të karburantit. Një prej viktimave ishte edhe vëllai i Ardian Nikulaj.

Pak muaj pas kësaj ngjarje u vranë Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, ky i fundit nip i familjes.

Gjakmarrja vijoi edhe në vitin 1999 me vrasjen e Gjovalin Lekstakajt dhe u plagos i afërmi i tij, Pjetër Lekstakaj.

Këto ngjarje vijojnë të jenë të pazbardhura nga drejtësia shqiptare

S'KA KOMENTE