Të shtëna me armë zjarri , humb jetën një person ne Prishtine

Të shtëna me armë zjarri , humb jetën një person ne Prishtine

1468
SHPËRNDAJE

Një person ka mbetur pa shenja jete në rrugën “C” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë.

Në atë lagje ka pasur gjuajtje me armë, duke përfunduar me tragjedi.

”Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka thënë ai.

S'KA KOMENTE