Rruga e vjetër Fier-Vlorë, gati javën e parë të qershorit

Rruga e vjetër Fier-Vlorë, gati javën e parë të qershorit

172
SHPËRNDAJE

Rruga e vjetër Fier-Vlorë, mjaftë e frekuentuar nga banorët dhe bizneset e zonës, pritet të jetë gati javën e parë të qershorit.

Premtinin e ka dhënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila inspektoi së fundit ecurinë e punimeve për rehabilitimin e këtij aksi. 

Kur janë kryer 70 % e punimeve, zonja Balluku bëri të ditur se ecuria e mirë premton që rruga do të përfundojë para afatit të parashikuar në kontratë.

“Kjo është një rrugë në të cilën punimet janë kryer shtatorin e vitit të kaluar dhe parashikohej të mbylleshin në harkun kohor të një viti, por me sa duket ecuria ka qenë e mirë dhe punimet mund të mbyllen para afatit”, tha Balluku.

“Në kuadër të këtyre punimeve po kryhet rikonstruksioni i urave, tombinove, riparimi dhe ndërtimi i mureve mbajtëse, rregullimi i kthesave duke e rikthyer për përdorim me standardet e një rruge bashkëkohore, plotësuar me sinjalistikë dhe të gjitha parametrat e sigurisë rrugore”, deklaroi ajo. Rruga, sipas saj, do të jetë pa pagesë.

Kreu i ARRSH-së Evis Berberi, informoi se punimet parashikohet të mbyllen në javën e parë të muajit qershor dhe se hapja e saj për qarkullim do t’i japë një frymëmarrje të madhe zonës nga Fier-Levan e deri në Vlorë, në të cilën për një kohë të gjatë nuk u ndërhy. “Përfundimi i rrugës së vjetër Fier-Vlorë i vjen në ndihmë bujqësisë dhe agroturizmit të zonës”, deklaroi Berberi.

S'KA KOMENTE