Perfshihet ne flake 16 ha me grure ne Topoje,Fier

Perfshihet ne flake 16 ha me grure ne Topoje,Fier

336
SHPËRNDAJE

Nje siperfaqe prej 16 ha e mbjelle me grure , eshte perfshire nga flaket mesditen e sotme ne fshatin Topoje ne Fier. Siperfaqja ne pronesi te nje prej kultivuesve me te medhenj te grurit ne zone, Mili Sako eshte shkrumbuar vetem per pak minuta pasi flaket te favorizuara edhe nga era jane perhapur me shpejtesi duke rrezikuar edhe nje stan prane. Ne vendngjarje ka mberritur menjehere zjarrfikesja e cila ka bere te mundur shuarjen e flakeve. Per fermerin Sako demi ekonomik eshte i konsiderueshem teksa nuk beson se mund te jete nje zjarrvenie e qellimshme.

Fermeri Sako kete sezon ka kultivuar 45 ha siperfaqe te mbjelle me grure , nderkohe qe gruri me cilesor tashme eshte shkrumbuar. Sako apelon per te gjithe fermeret kujdes te shtuar gjate djegies se hamullave pasi nje pakujdesi e vogel mund te shkaktoje deme te medha.

S'KA KOMENTE