Kërc*nim me b*mbë në Gjykatën e Apelit në Greqi pas vendimit për Agimin e Artë

Autoritetet greke u vunë në gjendje alarmi paraditen e së mërkurës, pas një telefonate anonime që paralajmëronte për vendosjen e një bombe në Gjykatën e Apelit në ATHINE

Sipas burimeve zyrtare, telefonata është bërë rreth orës 10:45, ku një person i panjohur pretendoi se në ndërtesën e gjykatës ndodhej një pajisje shpërthyese, pa dhënë detaje apo afat për shpërthimin. Menjëherë pas sinjalizimit, zona u rrethua nga policia, ndërsa në vendngjarje pritej edhe njësia e specializuar për kontrollin dhe neutralizimin e lëndëve eksplozive.

Kërcënimi erdhi menjëherë pas shpalljes së vendimit të Apelit për çështjen e organizatës së ekstremit të djathtë AGIMI ARTE.

Gjykata e shkallës së dytë konfirmoi vendimin e mëparshëm, duke lënë në fuqi dënimin për 42 të pandehurit. Asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së vendimit përfundimtar.

Rritet çmimi i bukës,arrin në 150 lekë ne qytetin e Korces

Çmimi i Bukës në qytetin e Korçës ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas qytetarëve, buka disa ditë më parë ka kushtuar rreth 120 lekë, ndërsa sot çmimet variojnë nga 140 deri në 150 lekë, përfshirë edhe bukët masive.

Konsumatorët pranojnë se janë përballur me një fillim të papritur të kostos në dyqanet që blejnë bukë.

“120 e mora dje, 140 e mora sot. Ndaj po shikoja lekët. Unë nuk e dija, tani vajta për herë të parë. Më parë e merrja me 120 lekë. E përballojmë, se përballojmë, por do e marrim se s’bën”, është shprehur një qytetar.

Sakaq, një qytetar tjetër është shprehur se mielli nuk është rritur, ndërsa buka po, dhe sipas tij është e papërballueshme.

“120 lekë tani e merr 140-150 lekë. Mielli nuk është rritur, se miellin unë ua sjell. Nuk është e përballueshme se nuk është rritur gjë, pse të rritet buka? Bile këta e rritën e nuk e ulën herën e parë, siç u ul mielli, por këta si shoqatë nuk e ulën hiç. Buka është e domosdoshme. Nuk është e përballueshme, si do jetë? Shumë gabim sa ska ku më të vejë”, është shprehur banori.

Ndërkohë, pronarët e furrave të një qyteti konfirmojnë çmimin e tyre, duke se ajo ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve edhe në kushte kur mielli nuk ka pësuar ndryshim në çmim.

Fier–Vlorë,dy automjete kanë dalë jashtë rruge pas një përplasjeje

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Fier–Vlorë, ku dy automjete kanë dalë jashtë rruge pas një përplasjeje të rrezikshme. Sipas të dhënave paraprake, një mjet tip “Benz” dyshohet se i ka ndërprerë lëvizjen një automjeti tip “Passat”, duke shkaktuar humbjen e kontrollit nga të dy drejtuesit.Si pasojë e aksidentit janë raportuar vetëm dëme materiale, ndërsa personat e përfshirë janë transportuar drejt spitalit të VLORE për kontrolle mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron

Konsullata amerikane në Dubai është goditur nga një dron Iranian. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk ka raportime për të lënduar.

Autoritetet kanë dalë me një njoftim zyrtar duke thënë se zjarri është vënë nën kontroll

Nga ana tjetër politico shkruan se “administrata Trump po shqyrton ofrimin e mbrojtjes ushtarake për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit”.

Nëse zbatohet, masa do të jetë një përpjekje për të mbajtur çmimet e energjisë të ulëta, pasi një mbyllje e zgjatur e Ngushticës do të rriste çmimet e naftës dhe gazit.

Dubai : Të pasurit ikin me avionë privatë, fluturime deri në 350,000 $

Screenshot

Dubai në ankth pas sulmeve, largimi nga Emiratet vetëm për ata që e përballojnë çmimin

Situata e sigurisë pas sulmeve iraniane dhe mbylljes së aeroportit të Dubait ka krijuar një valë paniku, sidomos mes shtresave të pasura, të cilat po kërkojnë çdo mënyrë për t’u larguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Avionët privatë dhe rrugët tokësore janë kthyer në alternativat e vetme, por me kosto jashtëzakonisht të larta.

Qyteti i luksit dhe turizmit global është tronditur nga sulmet me dronë dhe raketa, që erdhën si kundërpërgjigje ndaj goditjeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit. Dëmtimi i aeroportit dhe goditja e disa hoteleve e zonave të frekuentuara kanë rritur ndjeshëm pasigurinë, duke shtyrë autoritetet të rrisin masat mbrojtëse dhe të mbyllin përkohësisht përfaqësinë diplomatike në Teheran.

Me fluturimet e pezulluara, shumë persona po udhëtojnë drejt Omanit, ku aeroporti i Maskatit vijon të funksionojë, ndonëse me vonesa të shumta. Megjithatë, biletat për fluturime komerciale drejt Evropës janë thuajse të pamundura për t’u gjetur për ditët në vijim.

Në të njëjtën kohë, tregu i avionëve privatë ka shpërthyer në çmime. Një fluturim i vetëm drejt Evropës kushton dhjetëra mijëra euro, ndërsa nga Arabia Saudite çmimet arrijnë edhe në qindra mijëra dollarë. Operatorët flasin për mungesë avionësh, probleme sigurimi dhe pamundësi për të përballuar kërkesën e lartë.

Për shumëkënd, largimi nga Emiratet është shndërruar në një sfidë të vështirë, ndërsa për disa të tjerë, në një luks ekstrem që vetëm pak vetë mund ta përballojnë.

Enkelejda Veliu shpall kandidaturën për kryetare të PD Fier: Kam plan, ekip dhe guxim për ta çuar partinë përpara

Enkelejda Veliu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e saj për kryetare të Partisë Demokratike në Fier, duke theksuar se mbështetjen e demokratëve nuk e kërkon për shkak të gjinisë, por për vizionin dhe vendosmërinë e saj.

“Nuk do ta kërkoj votën tuaj sepse jam grua. Do ta kërkoj sepse kam plan, ekip dhe guxim për ta çuar Partinë Demokratike përpara”, u shpreh Veliu.

Ne mesazhin e saj Veliu ka rrezuar edhe paragjykimet që ekzistojnë ndaj rolit të gruas në politikë, duke deklaruar se është e vendosur të tregojë se një grua mund ta drejtojë me sukses partinë edhe në një qytet si Fieri.

Mesazhi i saj shkon pwr tw gjithe antwarwsine për bashkim, energji të reja dhe angazhim për forcimin e strukturave të PD-së në nivel lokal.

Për herë të parë, zgjedhja e një gruaje në krye të demokratëve fierakë do të përbënte një risi të rëndësishme për Partinë Demokratike në Fier, duke shënuar një hap të ri në drejtim të përfaqësimit dhe lidershipit politik në nivel lokal.

Sa mund të arrijë rritja maksimale e çmimit të naftës në Shqipëri? 

Kriza e krijuar nga tensionet në Lindjen e Mesme pritet të reflektohet menjëherë në tregun shqiptar të karburanteve, ku përfaqësues të Shoqatës së Hidrokarbureve paralajmërojnë një rritje me 20 lekë për litër brenda 2 ditëve. Po ashtu, ata parashikojnë një rritje maksimale deri në 30–40 lekë për litër në ditët në vijim, por shtojnë se këto çmime do të jenë provizore, në varësi të ecurisë së konfliktit.  

Tregu i naftës në Shqipëria varet tërësisht nga importet, ndërsa parashikimet për një rritje deri në 30 – 40 lekë për litër bazohen jo vetëm në mbylljen e ngushticës së Hormuzit, ku kalon pothuajse 20 % e naftës së botës, por edhe me sulmet në rafineritë e Arabisë Saudite, duke sjellë rritje të kostove të importit dhe pasiguri për furnizimet ndërkombëtare.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatës shpjegojnë edhe arsyet se përse rritja e çmimit reflektohet menjëherë dhe nuk lidhet me rezervën e sigurisë. Sipas tyre rritja ndodh çdo ditë në çmimet me shumicë dhe është pikërisht kjo sasi që del në treg, çka bën që të aplikohet menjëherë edhe në çmimet me pakicë. Të njëjtit përfaqësues thonë se depozitat ndodhen në zona të lira ekonomike dhe janë të mbrojtura në bursë. “Depozitat janë fizike dhe jo në valutë. Aktivizimi i tyre në këtë moment mund të sjellë edhe falimentim të kompanive”, – shprehen përfaqësues të shoqatës.

Legjislacioni në fuqi përcakton se rezerva e sigurisë shërben për mbulimin e nevojave të konsumit kombëtar në periudha krize dhe situatash të jashtëzakonshme brenda territorit të vendit. Po ashtu, ligji specifikon se rafineritë e naftës dhe shoqëritë e tregtimit me shumicë të naftës, gazit natyror dhe nënprodukteve të tyre janë të detyruara të mbajnë rezerva sigurie, të barabarta me 30 ditë mesatare shitjeje, sasi që llogaritet duke u mbështetur në të dhënat dhe rezultatet faktike të veprimtarisë së vitit të mëparshëm.

Çmimi i karburantit në rritje pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Konfindustria: Të merren masa për të frenuar shtrenjtimin në Shqipëri

Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga tensionet, e gjithë frika që vjen pas është ndikimi që mund të sjellë te tregu i hidrokarbureve. 

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik, ndërsa thekson nevojën që qeveria shqiptarë duhet të marrë masa që t’i paraprihet çdo situate.

Reagimi i Konfindustrisë:
Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore. Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.