Rama për Ballukun: Kuvendi e mbylli çështjen, nuk mund të kufizohet liria e deputetëve pa arsye

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me vendimin e Kuvendit për të mos pranuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e saj. 

“Kuvendi i dha fund një debati dhe përplasje të gjatë mbi kërkesën për të autorizuar heqjen e lirisë së një deputeti. Çështja e deputetes Balluku sipas meje sipas nesh është e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë kujdes e përgjegjësi gjithçka që iu vu në dispozicion dhe nuk autorizoi kërkesën sepse është në vazhdën e një kuturisje që nuk mund të vijojë pafundësisht ku njerëzit trajton si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion dhe përvetësime për interesa personale apo arsye që mund të pengoje zhvillimin e hetimeve dhe merren e futen brenda duke e kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Këshillit të Europës si vendi me më shumë të paraburgosur se sa të burgosur, pra të gjykuar e të dënuar.
Deputeti është i barabartë para ligjit, duhet të hetohet nëse ka arsye për hetim, por liria e tij nuk mund të kufizohet me fjalën të përgjithshme apo me teorinë që gjyqtari dhe prokurori munda të bëjnë çfarë të duan. Nuk bëjnë ç’të duan kur trokasin në derën e Kuvendit. Kuvendi nuk mund të bëjë sikur nuk sheh apo dëgjon e të refuzojë të bëjë punën e tij”, tha ai.

Shp*rthim ekspl*zivi automjetit të një efektivi policie

Screenshot

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, një sasi tritoli i është vendosur një automjeti në pronësi të një efektivi policie.

Burime bëjnë me dije se mjeti i përket efektivit me inicialet G.Gj., i cili shërben në strukturat e Policisë në Lezhë. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa automjeti është dëmtuar rëndë.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së lëndës plasëse.

Autoritetet po punojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar nëse shpërthimi lidhet me detyrën e efektivit të policisë.

Radhë të gjata në Kapshticë, udhëtarët presin deri në 2 orë për të kaluar kufirin

Screenshot

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku udhëtarët raportojnë pritje që shkojnë nga 1 deri në 2 orë për të kaluar drejt Greqisë.

Sipas udhëtarëve, vonesat lidhen me procedurat e kryera nga pala greke, e cila prej rreth tre muajsh ka nisur aplikimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve në Bashkimin Europian. Ky sistem ka shtuar kontrollet në kufi, duke bërë që procesi i verifikimit të dokumenteve të zgjasë më shumë.

Nga ky sistem përjashtim bëjnë vetëm personat që disponojnë dokumente greke, për të cilët procedurat janë më të shpejta. Ndërsa për qytetarët shqiptarë dhe shtetasit e tjerë të huaj, kontrollet kryhen më të detajuara, çka ka sjellë krijimin e radhëve dhe pritjeve të gjata në këtë pikë kufitare.

Procedime penale në Fier dhe Lushnjë, në kërkim një 40-vjeçar për vjedhje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar disa raste në Prokurori, ndërsa një person është shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve nisën procedim penal për një të mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike kanabis.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier nisën procedim penal për shtetasit:

  • F. H., 41 vjeç, banues në fshatin Povelçë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas dhe i ka dëmtuar automjetin;
  • F. Rr., 65 vjeçe, banuese në Fier, e cila dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës një shtetase me profesion avokate.

Ndërkohë, specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim D. B., 40 vjeç, banues në fshatin Ura e Kuçit, Dimal, i dyshuar si autor i vjedhjes së një vegle muzikore më 10 mars 2026. Policia bën me dije se po punohet për kapjen e tij.

Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Libofshë të Fierit, policia nis hetimet

Një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Libofshë të Fierit. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M. Z. është gjetur nga familjarët në banesë gjatë ditës së djeshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Prokuroria e Fierit sekuestron pasuritë e një pronari Call Center-i

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka sekuestruar disa pasuri të një shtetasi të identifikuar me inicialet E.Sh., i cili po hetohet për disa vepra penale që lidhen me mashtrimin dhe pastrimin e parave.

Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë këtë të shtunë, ndaj shtetasit E.Sh. po zhvillohen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 1381, të regjistruar më 16 dhjetor 2021. Ai dyshohet se përmes një aktiviteti “Call Center” që ushtronte në qytetin e Fierit është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

Nga hetimet ka rezultuar se në llogaritë bankare të tij janë depozituar shuma të konsiderueshme parash cash, të cilat nuk justifikojnë burim të ligjshëm. Sipas organit të akuzës, këto vlera monetare dyshohet se janë investuar më pas në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Prokuroria thekson se përmes veprimeve juridike është tentuar transferimi i këtyre pasurive me qëllim fshehjen e origjinës së tyre të paligjshme, element që përbën dyshim për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale.

Në kuadër të këtij hetimi, ndaj personit nën hetim janë vendosur edhe masa sigurimi personal me karakter shtrëngues.

Ndërkohë, me kërkesë të Prokurorisë dhe me vendim të gjykatës është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi dy prona në Fier:

  1. një njësi me sipërfaqe rreth 230 metra katrorë;
  2. një apartament me sipërfaqe rreth 100 metra katrorë.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet po verifikojnë edhe pasuri të tjera që mund të jenë përfituar nga aktiviteti i dyshuar kriminal.

Balluku nuk harron Dibrën, shtron iftar në Maqellarë

Drejtuesja politike e qarkut Fier e PS, Belinda Balluku, ka zhvilluar një vizitë në Dibër, ku në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar një iftar për besimtarët dhe banorët e zonës së Maqellarës.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Balluku u bashkua me dhjetëra besimtarë në tryezën e iftarit, duke ndarë me ta momentin e çeljes së agjërimit dhe duke përcjellë mesazhe solidariteti, respekti dhe bashkimi në këtë muaj të bekuar.

Takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe vlerësimit të traditave, ndërsa pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e këtyre momenteve që forcojnë lidhjet në komunitet gjatë Ramazanit

Postimi i Belinda Ballukut

N’shpi 📍 Dibër – Maqellarë, mes njerëzve të dashur e bujarë, mes besimtarëve të mirë e të devotshëm, iftari merr një tjetër kuptim. Nuk është thjesht momenti i mbylljes së agjërimit, por një çast i mbushur me ngrohtësi, respekt dhe mirënjohje për njëri-tjetrin.
Së bashku me shumë besimtarë dhe banorë të zonës në një tryezë, ku ndarja e bukës dhe e duave krijoi një atmosferë të veçantë vëllazërie e solidariteti. Momente të tilla tregojnë forcën e komunitetit dhe bukurinë e bashkimit në këtë muaj të bekuar.

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas Policisë, rreth orës 20:50, në fshatin Juban, familjarët kanë gjetur në oborrin e banesës së tij pa shenja jete shtetasin L. P., 19 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu mund të ketë kryer vetëvrasje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.