Makina p*rplas të moshuarin me biçikletë në vijat e bardha

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës paraditen e kësaj të hëne, 23 mars, kur një automjet ka përplasur një të moshuar që po kalonte me biçikletë te vijat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka marrë lëndime të lehta.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i emergjencës, i cili i kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas e kanë transportuar drejt spitalit për trajtim të mëtejshëm.

Çmimi i naftës rritet dhe rrezikon zinxhirin ushqimor

Çmimi i naftës në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 173-175 lekë për litër para luftës në rreth 214 lekë mesatarisht, dhe në disa pika deri në 217 lekë, një rritje rreth 22% për konsumatorët. Rritja e çmimit lidhet me tensionet ndërkombëtare dhe sulmet në tubacionet e gazit natyror, që kanë ndikuar në tregjet globale.

Si pasojë e shtrenjtimit të shpejtë, është vendosur rikthimi i një bordi transparence për të përcaktuar çmimet dhe fitimet e kompanive të hidrokarbureve, me qëllim kontrollin e tregut dhe parandalimin e abuzimeve. Fitimet për shumicën e kompanive do të jenë minimale, ndërsa për pakicën më të larta, dhe çmimet do të përcaktohen sipas luhatjeve në bursë.

Rritja e çmimit të naftës pritet të ndikojë gjithashtu në zinxhirin ushqimor, pasi transporti përbën një pjesë të konsiderueshme të kostos së produkteve. Në kushtet aktuale, produktet ushqimore mund të shtrenjtohen ndjeshëm, duke krijuar presion mbi konsumatorët dhe tregun.

Ndërhyrjet e qeverisë në treg janë konsideruar të domosdoshme për situata emergjente, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga rritjet e papritura të çmimeve dhe parandalimin e abuzimeve. Çmimi i naftës bruto në bursë ka shënuar një rritje prej rreth 20% brenda një periudhe të shkurtër, duke reflektuar situatën e pasigurt në tregjet ndërkombëtare dhe nevojën për masa të menjëhershme.

Rama mbledh në takim,drejtuesit e rinje politik ne qarqe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në selinë qendrore të Partisë Socialiste me 12 drejtuesit e rinj politikë në qarqe, pas vendimeve të prezantuara në Asamblenë e PS të mbajtur në Durrës.

Në bazë të riorganizimit, Taulant Balla është caktuar drejtues politik për Tiranën, ndërsa Erion Malaj merr drejtimin në Kukës. Ulsi Manja zhvendoset nga Lezha drejt Dibrës, ndërsa Blendi Klosi kalon nga Dibra në Durrës. Në Shkodër vendoset Enea Karakaçi, ndërsa Ermal Nufi merr drejtimin e Lezhës.

Disa qarqe mbeten pa ndryshime: Arbjan Mazniku në Elbasan, Belinda Balluku në Fier dhe Niko Peleshi në Korçë. Po ashtu, vijojnë në detyrë Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat dhe Bledi Çuçi në Vlorë.

Nga ky riorganizim janë larguar Benet Beci, Emirjana Sako, Elisa Spiropali dhe Eduart Shalsi, të cilët nuk do të jenë më pjesë e drejtimit politik në qarqe.

Ekipi i Donald Trump përgatit kushte për negociata me Iranin

Administrata amerikane ka nisur diskutimet për fazën e ardhshme të marrëdhënieve me Iranin, duke përgatitur një paketë kërkesash që pritet të jenë thelbësore në çdo negociatë të mundshme paqeje.

Sipas raportimit të Axios, duke cituar burime zyrtare, SHBA-të synojnë të vendosin disa kushte kryesore ndaj Teheranit.

Kërkesat përfshijnë pezullimin për 5 vite të programit të raketave balistike, ndalimin e plotë të pasurimit të uraniumit dhe çmontimin e objekteve bërthamore në Natanz, Isfahan dhe Fordow.

Po ashtu kërkohet vendosja e një monitorimi të rreptë ndërkombëtar mbi aktivitetet bërthamore, arritja e marrëveshjeve rajonale për kontrollin e armëve me kufizim të raketave deri në 1000, si dhe ndërprerja e mbështetjes për grupe si Hezbollah, Hamas dhe Huthitët.

Burimet theksojnë se çdo marrëveshje përfundimtare duhet të përfshijë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si dhe zgjidhjen e çështjes së rezervave të uraniumit të pasuruar.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se presioni ka ndikuar në ngadalësimin e programit iranian dhe se ekziston mundësia për nisjen e negociatave. Një nga pikat që mund të diskutohet është edhe kthimi i aseteve të ngrira të Iranit.

Nga ana tjetër, Irani kërkon armëpushim, garanci që konflikti nuk do të përsëritet dhe kompensim për dëmet. Situata mbetet e ndjeshme dhe me ndikim të gjerë në rajon.

5 te rinje te arrestuar nga Policia FIER, shpallet në kërkim një 21-vjeçar

Pesë të rinj janë arrestuar nga Policia, ndërsa një 21-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur në qytetin e Lushnjës.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë, pas informacioneve operative, kanë ndërhyrë në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku dyshohej se ndodhej i riu i armatosur.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në një xhup të lënë në karrigen e tavolinës ku qëndronin disa të rinj, u gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak. Nga verifikimet rezultoi se xhupi dhe arma i përkisnin shtetasit M. S., 21 vjeç, i cili ishte larguar pak minuta më parë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi 5 shtetas të rinj, të cilët ndodheshin në tavolinë me 21-vjeçarin dhe nuk bashkëpunuan me autoritetet, duke mos treguar pronësinë e sendit të paligjshëm.

Gjatë kontrollit në banesën e të shpallurit në kërkim, u gjetën gjithashtu fishekë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni luftarak, një automjet dhe 5 telefona celularë.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Sot protesta e opozitës, policia publikon planin e masave

Policia ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e protestës së opozitës e lajmëruar për tu zhvilluar sot në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat bëhet me dije se në këtë kuadër, do të ketë kufizime të lëvizjes në disa akse rrugore. Konkretisht:

-Nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohen rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për devijimin e qarkullimit të automjeteve në rrugë alternative.

Aksion ndaj abuzimeve me karburantet,paralajmërohen kontrolle në gjithë vendin

Task-forca e përbashkët e Administratës Tatimore dhe Administratës Doganore ka konstatuar shkelje të rënda në disa subjekte të tregtimit të karburanteve në Tirane, të identifikuara përmes analizës së riskut.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin me qëllim formalizimin e tregut, ndalimin e abuzimeve me çmimet dhe mbrojtjen e qytetarëve nga rritjet fiktive.

Ndërkohë, më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi ringritjen e Bordit të Transparencës, si pjesë e masave të qeverisë për përballimin e rritjes së çmimit të naftës, e ndikuar nga situata në Lindjen e Mesme.

Rama theksoi se çmimi i naftës pritet të vijojë rritjen dhe paralajmëroi ndërhyrje konkrete: në rast se çmimi tejkalon nivelin e 2

Belinda Balluku pas rikonfirmimit në Fier: “Mirënjohëse për besimin, nder dhe privilegj”

Në Asamblenë Kombëtare të PS, kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edi Rama, ka rikonfirmuar Belinda Ballukun si drejtuese politike të Qarkut Fier.

Pas këtij vendimi, Balluku ka reaguar me një mesazh falënderues, duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë dhe mbështetjen e qytetarëve.

Ajo falënderoi kryetarin e PS-së për rikonfirmimin në këtë detyrë, si dhe qytetarët që, sipas saj, me votën e tyre në zgjedhjet e majit 2025 e kthyen Fierin në një nga qarqet kryesore të fitores.

Balluku vlerësoi gjithashtu punën e skuadrës socialiste në terren, duke theksuar se angazhimi i tyre është i vazhdueshëm dhe nuk kufizohet vetëm në periudhat elektorale.

Në fund të reagimit, ajo e cilësoi si nder dhe privilegj drejtimin politik të këtij qarku, duke falënderuar për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që ka marrë.